Lidhje

Sekretari Gejts: Dërgimi i marinsave në Afganistan, i nevojshëm


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts thotë se dërgimi e marinsave të tjerë amerikanë në Afganistan do të ndihmojë për t’u bërë presion kryengritësve talebanë dhe nuk paraqet ndonjë pakënaqësi me veprimtaritë e vendeve të NATO-s atje.

Zoti Gejts vlerësoi aleatët e NATO-s që shërbejnë në misionin e Afganistanit, duke thënë se vende si Britania, Kanadaja dhe Hollanda po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë mision. Komentet e tij në një konferencë shtypi sot në Uashington vijnë një ditë pasi një gazetë e citoi shefin e mbrojtjes të ketë thënë se disa nga trupat e NATOs nuk ishin të përgatitur për të luftuar kryengritjen talebane. Ky koment nxiti reagimet e menjëhershme të disa qeverive dhe sekretarit të përgjithshëm të NATOs Jaap de Hoop Schefer.

Zoti Gejts u tha gazetarëve sot, se ai personalisht i kishte kërkuar qeverisë kanadeze të sqarojë komentet e tij të publikuara. Ai tha se po i referohej nevojës që aleanca e NATOs, me rrënjë në Luftën e Ftohtë, të përqendrojë stërvitjen në përmirësimin e aftësive të trupave në luftë kundër kryengritësve.

Kanadaja ka më shumë se një mijë trupa që luftojnë së bashku me ushtarët amerikanë, britanikë dhe holandezë në pjesën jugore të Afganistanit.//lk

XS
SM
MD
LG