Lidhje

Pesë ambasadorë të NATO-s vizitojnë Shqipërinë


Në Shqipëri ambasadorët në NATO të 5 vendeve evropiane, Francës, Anglisë, Gjermanisë, Holandës dhe Danimarkës kanë nisur sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ambasadorët janë takuar me autoritetet më të larta të vendit, ku tema kryesore ka qenë ecuria e reformave dhe plotësimi i detyrimeve të Shqipërisë, në mënyrë që ajo të mund të marrë një ftese për anëtarësim në takimin e nivelit të lartë të Bukureshtit, në fillim të muajit prill.

Ndërsa në fushën ushtarake reformimi i forcave të armatosura shqiptare ka ecur me ritme të kënaqshme, më problematike për Shqipërinë janë reformat politike ku ndër më kryesoret janë ato të sistemit zgjedhor dhe të drejtësisë, realizimi i të cilave është kërkuar edhe si kusht për marrjen e ftesës për anëtarësim.

Autoritetet shqiptare kanë bërë një prezantim të zhvillimeve aktuale duke premtuar angazhimin e plotë të institucioneve të vendit për plotësimin e detyrimeve ndaj Aleancës së Atlantikut. //lk

XS
SM
MD
LG