Lidhje

Presidenti Bush propozon stimuj për fuqizimin e ekonomisë


Presidenti Bush tha se vendi ndodhet në një periudhë sfidash ekonomike dhe ka nevojë për masa të shpejta dhe të përkohëshme, për t'i dhënë një shtysë zhvillimit ekonomik të vendit.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti tha se stimujt ekonomikë duhet të jenë të mjaftueshëm për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për t'u ofruar konsumatorëve shkurtime taksash, të cilat do të sjellin shtimin e shpenzimeve. Po ashtu, ai tha se dëshiron që shkurtimet e taksave do të nxisin bizneset të investojnë më shumë për të hapur vende të reja pune.

Presidenti tha se ka patur bisedime inkurajuese me anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë dhe se ai beson se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti. Presidenti Bush nuk dha hollësi për planin e tij, por sipas komenteve ai mund të përfshijë një shkurtim taksash prej 800 dollarësh për individët.//lk

XS
SM
MD
LG