Lidhje

Putin: Njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte e paligjshme


Presidenti rus Vladimir Putin shprehu përsëri kundërshtimin e tij ndaj shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësi rus u tha gazetarëve në Sofje se njohja ndërkombëtare e një hapi të tillë do të ishte e paligjshme dhe e pamoralshme.

Zoti Putin përsëriti thirrjen e tij për vazhdimin e bisedimeve në kërkim të një kompromisi mes Beogradit dhe Prishtinës.

Mikpritësi i Zotit Putin, presidenti bullgar Georgy Parvanov, tha se mosmarrëveshjet për Kosovën nuk duhet ta përçajnë Bashkimin Europian. Ai i bëri thirrje për unitet BE-së lidhur me këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shumë vende të tjera europiane mbështesin pavarësinë për Kosovën. Por disa vende të tjera si Qiproja, Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania kanë shprehur shqetësime se pavarësia e Kosovës mund të çojë në kërkesa të ngjashme të pakicave të tyre etnike. //ii

XS
SM
MD
LG