Lidhje

BE do t’u ofrojë qytetarëve serbë udhëtime pa viza


Bashkimi Europian njoftoi planet për bisedime që synojnë t’u ofrojnë qytetarëve serbë udhëtime pa viza për në vendet e BE-së.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Friso Roscam Abbing tha se bisedimet në nivel teknik do të fillojnë në fund të këtij muaji. Ai tha se diskutime të ngjashme do të zhvillohen edhe me vende të tjera ballkanike.

Anketat tregojnë se masat për lehtësimin e udhëtimeve janë mjaft popullore mes serbëve.

Njoftimi bëhet ndërkohë që Serbia përgatitet të mbajë zgjedhjet presidenciale të dielën.

Listën e kandidatëve për raundin e parë të votimeve e kryesojnë presidenti i tanishëm reformist Boris Tadiç dhe udhëheqësi i Partisë Radikale ultranacionaliste Tomisllav Nikoliç. //ii

XS
SM
MD
LG