Lidhje

Irak: Përfundon pa incidente pelegrinazhi shiit në Karbala


Në Irak, një nga ceremonitë më të rëndësishme fetare për myslimanët shiitë përfundoi sot pa incidente në qytetin e shenjtë të Karbalës ndërsa në veri të vendit u vranë 9 persona. Forcat irakiane kishin masa të rrepta për të garantuar sigurinë për 2 milionë besimtarët shiitë që u mblodhën në Karbala për festën e Ashures.

Në Irakun verior, kryebashkiaku i qytetit Tal Afar tha se nga sulmet me raketa u vranë 7 vetë dhe u plagosën 20 të tjerë që ishin mbledhur për këtë ceremoni. Policia tha se në qytetin Kirkuk nga shpërthimi i një bombe u vranë 2 vetë. Rreth 2,5 milionë besimtarë shiitë në Irak dhe në mbarë botën morën pjesë në ceremonitë që përkujtojnë vrasjen në shekullin e 7 të Imamit Husein, nip i profetit Muhamed. //rd//

XS
SM
MD
LG