Lidhje

Festivali Sundance i Filmit - këtë vit edhe filma dokumentarë


Themeluesi dhe presidenti i Institutit Sundance Robert Redford mori pjesë dje në ceremoninë e fillimit të Festivalit të Filmit të Pavarur, Sundance, për vitin 2008, që këtë vit zhvillohet në Park City të shtetit Utah.

Festivali i Filmit të Pavarur njihet për tematikën e veçantë të filmave që konkurojnë në të, të pavarur politikisht, por jo larg politikës. Në këtë festival paraqiten edhe filma dokumentarë. Aktori dhe regjisori i njohur Redford tha se filmat e pavarur jo domosdo e sfidojnë realitetin, përkundrazi e pasqyrojnë atë me vërtetësi, larg klisheve."

Mes filmave që konkurrojnë këtë vit në festival, janë dokumentari "Where in the world is Osama Bin Laden", "Ku djallin ndodhet Osama Bin Laden", i regjisorit Morgan Spurlok dhe "Sunshine Cleaning", "Pastrimi i Dritës", i regjisores Amy Adam Emily Blunt. Festivali i Filmit të pavarur vazhdon deri më 27 janar. //rd//

XS
SM
MD
LG