Lidhje

SHBA:  Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake në shtetin Nevada


Në Shtetet e Bashkuara, njoftimet e medias parashikojnë se ish guvernatori i shtetit Massachusetts, Mitt Romney ka fituar në garën e zgjedhjeve paraprake të Nevadës ndërkohë që priten përfundimet e votimit në Karolinën e Jugut.

Vitorja e zotit Romney në Nevada bazohet në rezultatet e pjesëshme nga takimet e vogla që zhvillojnë zgjedhësit nëpër komunitete ku republikanët dhe demokratët shprehin preferencat e tyre për kandidatët presidencialë. Rivalët republikanë të zotit Romney kanë bërë fushatë kryesisht në Karolinën e Jugut ku banorët po votojnë sot.

Anketat e opinionit në Karolinën e Jugut flasin për një konkurrencë të fortë mes senatorit nga Arizona John McCain dhe ish guvernatorit të shtetit Arkansas Mike Huckabee. //ii

XS
SM
MD
LG