Lidhje

Rusia mund të përdorë armë bërthamore për të parandaluar sulmet


Shefi i shtabit të ushtrisë ruse tha sot se Rusia mund të përdorë armët bërthamore për të parandaluar ndonjë sulm.

Gjenerali Juri Balujevski tha se Rusia nuk ka plane për të sulmuar ndonjë vend. Por, tha ai, bota duhet ta kuptojë se forcat ushtarake, duke përfshirë armët bërthamore do të përdoren për të mbrojtur Rusinë nëse ajo përballet me një kërcënim madhor.

Komentet e gjeneralit Balujevski bëhen në një kohë tensionesh në rritje mes Rusisë dhe Perëndimit. Marrëdhëniet janë tensionuar për disa çështje, si planet për instalimet amerikane kundër raketave në disa vende ish sovjetike, Kosova dhe vrasja e ish agjentit të KGB-së ruse Alexander Litvinenko me një helm të rrallë radioaktiv në Londër në vitin 2006. //rd//

XS
SM
MD
LG