Lidhje

Slloveni: Zyrtarët e BE-së diskutojnë me dyer të mbyllura për Kosovën


Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan në Slloveni për të diskutuar mbi daljen me një qëndrim të përbashkët për të ardhmen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel drejtoi debatin me dyer të mbyllura dje në një vend turistik pranë kryeqytetit Ljubljanë. Në takim morën pjesë gjithashtu Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Olli Rehn dhe Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Javier Solana.

Takimi nuk ishte i hapur për gazetarët dhe pjesëmarrësit nuk bënë ndonjë deklaratë në mbyllje të tij. Burime nga media e rajonit njoftojnë se zyrtarët e Bashkimit Evropian diskutuan mbi qëndrimet e mundshme ndaj lëvizjeve të Kosovës për pavarësi, përfshirë dërgimin e një misioni të BE-së prej 1 mijë e 800 vetësh.

Udhëheqësit e Kosovës thonë se do ta shpallin pavarësinë nga Serbia brenda disa javësh. Udhëheqësit serbë thonë se njohja e pavarësisë së Kosovës do të shkelte ligjet ndërkombëtare. Ata kanë ofruar autonomi të gjerë. //kk//

XS
SM
MD
LG