Lidhje

Tronditje në bursën evropiane dhe aziatike nga shqetësimet për ekonominë amerikane


Çmimet e aksioneve ranë sot dukshëm në Evropë dhe Azi, ndërsa shqetësimet rreth problemeve ekonomike në Shtetet e Bashkuara po shkakton një nga humbjet më të mëdha të shënuar brenda një dite gjatë viteve të fundit.

Në Hong Kong, indeksi Hang Seng ra me 5,5 përqind, rënia më e thellë që nga sulmet e 11 shtatorit 2001. Humbje mes 3 dhe 7 përqind u regjistruan në Indi, Kinë, Britani, Francë, Gjermani dhe Kanada. Ndërkohë që ka shumë faktorë që lidhin ekonomitë kombëtare, analistët fajësojnë frikën e një rënieje ekonomike në Shtetet e Bashkuara për humbjet e fundit.

Shtetet e Bashkuara janë tregu i eksportit për shumë biznese jashtë vendit. Investitorët e huaj kanë blerë gjithashtu shumë aksione në kompanitë amerikane. Kur kompanitë amerikane të kredive filluan të njoftojnë një rritje të numrit të kredive të papaguara në fund të vitit 2007, humbjet u përhapën edhe në institucionet e tjera, duke shtrënguar tregun e kredive dhe duke nxitur shqetësimet rreth nivelit të lartë të borxhit të amerikanëve. //ad//

XS
SM
MD
LG