Lidhje

Kosova shënon ditën përkujtimore të presidentit Ibrahim Rugova


Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, udhëheqësit politikë të vendit kanë nderuar figurën dhe kontributin e tij.

Në manifestimin "Dita përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova", Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se Ibrahim Rugova dhe pavarësia e Kosovës janë dy anët e medaljes me një emër të thjeshtë: Shteti i Kosovës.

Zoti Sejdiu tha gjithashtu se "Kosova do të gjendet së shpejti në hartën politike të botës, në gjirin e kombeve të lira, dhe kështu, synimi madhor i prijësit historik dhe i popullit të Kosovës do të jetë realizuar."

Ai shtoi se Kosova gjendet aty, ku Presidenti Ibrahim Rugova e dinte se do të vinte herët a vonë: tek njohja e drejtpërdrejtë e pavarësisë së saj nga vende të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në radhë të parë, por edhe nga vende të tjera.

Prandaj, sipas zotit Sejdiu, kërkesa e përsëritur e presidentit Ibrahim Rugovës për njohjen ndërkombëtare kumbon sot fuqishëm, jo si një frazë e thatë e formale, por si kushtrim për veprimin final për pavarësinë e Kosovës.

Po sot, autoritetet vendore dhe ndërkombëtare të Kosovës bënë homazhe tek varri i presidentit Rugova.

Presidenti i Parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, vdiq më 21 janar të vitit 2006. //bsa//

XS
SM
MD
LG