Lidhje

Ndryshimi i klimës dhe pasojat për bujqësinë dhe shëndetin publik


Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka paralajmëruar se ndryshimi i klimës vazhdon të kontribuojë në rritjen e emergjencave bujqësore dhe shëndetit publik në të gjithë globin.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Marku Niskala, thotë se temperaturat në rritje do të shkaktojnë mungesën e ujit të pijshëm dhe përhapjen e sëmundjeve si malaria në pjesë të tjera të planetit.

Paralajmërimi nga Gjeneva u bë sot ndërkohë që agjencia humanitare filloi një nismë dy-vjeçare për mbledhjen e 292 milionë dollarëve për të ndihmuar komunitetet në zonat me rrezik të lartë për krizat e pritshme. Zoti Niskala thotë se pjesa më e madhe e këtyre parave do të shpenzohet në përpjekjet për parandalimin e katastrofave, në vend që të pritet që ato të ndodhin.

Autoritetet e Kryqit të Kuq premtuan vitin e kaluar të intensifikonin përgatitjet për katastrofat për ishujt e vegjël shtete dhe rajonet delta në Afrikë. (ze)

XS
SM
MD
LG