Lidhje

Ohër: Çështja e emrit të Maqedonisë ende e pazgjidhur


Negociatorët grekë dhe maqedonas nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjet rreth emrit të Maqedonisë në bisedimet dypalëshe që zhvilluan dje.

Por i dëguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, i cili kryesoi bisedimet në Ohër, tha se dy palët janë ende të gatëshme për të gjetur një zgjidhje. Bisedimet pritet të rifillojnë muajin e ardhshëm në Athinë.

Greqia është kundër emrit Republika e Maqedonisë, që Shkupi mori në vitin 1991 kur ish republika jugosllave u bë shtet i pavarur. Athina thotë se një emër i tillë mund të nënkuptojë pretendime territoriale ndaj provincës veriore të Greqisë të quajtur Maqedoni.

Maqedonia i ka ofruar Greqisë një deklaratë të përbashkët për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, duke ritheksuar se Shkupi nuk ka pretendime territoriale ndaj vendit fqinjë.

Si pasojë e kundërshtimeve greke, Maqedonia u pranua në Kombet e Bashkuara në vitin 1993 me emrin e përkohshëm Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, në pritje të zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

Greqia ka kërcënuar se do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian nëse problemi nuk zgjidhet në mënyrë të kënaqëshme për të.//ii

XS
SM
MD
LG