Lidhje

Qeveria Prodi hyn në krizë, kërkon votë-besimin


Kryeministri italian Romano Prodi kërkoi pas 20 muajsh në detyrë që qeverisë së tij t’i jepet votëbesimi në të dyja dhomat e qeverisë. Zoti Prodi e bëri të njohur këtë kërkesë sot, në Dhomën e Ulët të Deputetëve, ku koalicioni i tij i përbërë me elementë të ndryshëm, nga komunistët tek katolikët e qendrës dhe të ambjentalistët, ka shumicën e pastër. Votimi është në plan të zhvillohet atje nesër.

Po ashtu, qeveria do të votohet në Senat, ku ai nuk ka më shumicën. Nuk dihet se kur do të mbahet ky vendim. Zoti Prodi po e kërkon votëbesimin pasi një prej aleateve kryesorë të partisë së tij u tërhoq nga koalicioni. Ish-ministri i Drejtësisë, Klemente Mastela, i cili dha dorëheqjen kohët e fundit pas një skandali korrupsioni, e tërhoqi partinë e tij Udeur nga qeveria, duke shkaktuar një krizë në qerverisjen dy-vjeçare të zotit Prodi. Në se kryeministri italian nuk merr votë-besimin, atëhere ai do të detyrohet të japë dorëheqjen.//lk

XS
SM
MD
LG