Lidhje

Serbia nënshkruan një projekt shumë-miliarda dollarësh me Rusinë


Serbia thotë se ka rënë dakord për një projekt shumëmiliarda dollarësh me Rusinë, në një lëvizje, e cila shihet se do të shtojë kontrollin e Rusisë ndaj rezervave të energjisë në Evropë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot, Serbia do t’ja shesë pjesën më të madhe të naftës që ka në kompaninë monopol të naftës, NISH, kompanisë gjigande ruse të gazit, Gazprom, të kontrolluar nga shteti. Si shkëmbim, Rusia do ta dërgojë një pjesë të tubacionit të ri të Gazpromit për në Evropë, përmes Serbisë Jugore, ku Moska do të ndërtojë gjithashtu një objekt të madh për ruajtjen e rezervave të gazit.

Duke vepruar kështu, analistët thonë se Serbia do të bëhet një qendër e rëndësishme për rezervat e naftës ruse në Evropë. Koalicioni qeverisës i Serbisë, më parë e pati vonuar marrëveshjen, për shkak të shqetësimeve të ligjvënësve që mbështesnin Presidenti Boris Tadiç, se oferta ruse prej rreth 600 milionë dollarësh ishte tepër e ulët. Nuk është e qartë në se Rusia e ka rritur ofertën. (ze)

XS
SM
MD
LG