Lidhje

Në Shqipëri, opozita e përqëndron vëmendjen tek reforma në drejtësi

  • Armand Mero
  • Tiranë

Socialistët e kanë përqëndruar këto ditë angazhimin e tyre politik në reformën në drejtësi. Ndërsa dje kryetari Edi Rama hodhi idenë e një pakti kombëtar politik për këtë sistem, sot ata janë shfaqur me propozimet mbi çështjet që sipas tyre, duhet të përfshihen në këtë reformë. Në mënyrë të përmbledhur ato u paraqitën nga kryetarja e grupit parlamentar Valentina Leskaj:

"Çështje të mandatit të gjyqtarit në të gjitha shkallët e hierarkisë, përfshirë çështje të trajtimit, karrierës, pagës dhe proçedimit ligjor. Rritjen e besueshmërisë së institucioneve të drejtësisë te publiku, që t’u garantohej qytetarëve e drejta për tu informuar, monitoruar dhe kontrolluar veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Reforma duhet të sigurojë përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore që mundësojnë seanca publike cilësore dhe transparente gjykimi në staandarte të vendeve demokratike.Reforma duhet të sigurojë rishikim tërësor të kuadrit ligjor të KLD me synim konsolidimin e rolit përgjegjësive të tij si dhe për të forcuar autoritetin, kapacitetin e besueshmërisë. Reforma gjithashtu sipas optikës sonë duhet të adresojë çështje të edukimit, formimit juridik të sistemit të shkollave të larta të sistemit të drejtësisë",- tha zonja Leskaj.

Socialistët shpërndanë edhe një dokument që i përmban në mënyrë më të detajuar ndërhyrjet të cilat prekin të gjithë sistemin, përfshirë edhe prokurorinë: forcimin e autonomisë, vendosjen dhe forcimin e rolit të Këshillit të Prokurorirë në emërimin, vlerësimin dhe ngritjen në detyrë dhe procedimin disiplinor të prokurorëve si dhe një marrëdhënie të re në raportin me organet e policisë së shtetit, duke riformatuar terësisht rolin dhe kompetencat e policisë gjyqsore në procesin hetimor.

Bashkëpunimi për reformat e rëndësishme është mirëpritur nga shumica në pushtet. Dje parlamenti miratoi njëzëri projektrezolutën e socialistëve e cila parashikon angazhim të të gjitha forcave për reformat ne drejtësi dhe sistemin elektoral që do të ishin në favor të mundësisë që Shqipëria të marrë një ftesë për anëtarësim në Nato, duke qenë se këto reforma janë vënë dhe si kusht për këtë ftesë. Ndërsa sot, komisioni i ligjeve ka vazhduar punën me projektligjin për riorganizimin e pushtetit gjyqësor duke miratuar një pjesë të neneve.//lk

XS
SM
MD
LG