Lidhje

Sekretarja Rajs u bën thirrje aleatëve evropianë të mos e vonojnë zgjidhjen e statusit të Kosovës


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs u bëri thirrje aleatëve evropianë të mos e shtyjnë marrjen e vendimeve të vështira lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës. Sekretarja e Shtetit u tha gazetarëve që udhëtonin me të drejt Berlinit, se statusi i Kosovës duhet zgjidhur. Ajo paralajmëroi se ekziston rrezik nëse shtyhen për më vonë ato që duhen bërë. Ajo shtoi se vonesat nuk e bëjnë më të lehtë zgjidhjen e çështjes.

Sekretarja Rajs pritet të diskutojë mbi çështjen e Kosovës me kolegë të saj nga Britania, Franca dhe Gjermania gjatë takimit të tyre në Berlin me homologët rusë dhe kinezë, për bisedime mbi programin bërthamor të Iranit. Udhëheqësit e shumicës shqiptare në Kosovë pritet të shpallin pavarësinë në mënyrë të njëanshme brenda pak javësh, pasi negociatat e ndërmjetësuara nga treshja ndërkombëtare nuk dhanë rezultat.//lk

XS
SM
MD
LG