Lidhje

Maqedonia, Greqia nuk kapërcejnë dallimet rreth emrit të Maqedonisë


Ndërmjetësi i OKB në çështjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë, Mathju Nimitz tha në Shkup se nuk ekzistojnë afate kohore për zgjidhjen e këtij problemi ndërkohë që theksoi realitetet e jashtme, siç tha, që kanë ndikim si procesi i integrimit në Nato.

Zoti Nimitz, i cili po qëndron në Shkup pas bisedimeve të djeshme në Ohër midis përfaqësuesve të qeverive të Athinës dhe Shkupit, sot u takua me presidentin Branko Cërvenkovski. I dërguari i OKB-së, deklaratën që ka ofruar Shkupi zyrtar për fqinjësi të mirë, e shikon si pjesë të zgjidhjes dhe që ndihmon shumë me që shfaqet gatishmëri për të pasur raporte jo vetë, korrekte por dhe të ngushta midis dy vendeve.

Zoti Nimitz vlerëson se ekziston vullnet tek të dy palët që të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë. Pas dy javësh në Athinë do të mbahet një takim tjetër, i cili do të organizohet nga ministrja e jashtme greke, Dora Bakojani.

Kontesti i emrit të republikës së Maqedonisë është i vjetër gati shtatëmbëdhjetë vjet, që kur Maqedonia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia. Për shkak të këmbënguljes greke, vendi nga Kombet e Bashkuara dhe organizata tjera ndërkombëtare u njoh me referencën ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Turqia është vendi i parë i cili e njohu me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë. Rreth tre vjet më parë edhe Shtetet e Bashkuara e njohën Maqedoninë me emrin e saj kushtetues ndërkohë që nxisin gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi përms bisedimeve.

Pala maqedonase është e shqetësuar nga paralajmërimet e fqiut jugor për vënien e vetos ndaj anëtarësimit në Nato të Maqedonisë.

Përfaqësuesi grek në negociata, Adamantios Vasilakis ka thënë në Ohër se qeveria greke pret nga Shkupi që të pranojë një emër të ndërlikuar ku do të përmbahej edhe fjala Maqedoni. Pala greke thotë se ka bërë një hap gjigat në këtë aspekt dhe pret nga Shkupi zyrtar të bëjë lëvizje pozitive. Mirëpo, autoritetet maqedonase nuk shprehen të gatshme për ta ndryshuar emrin e shtetit madje as edhe antëraësimin në Nato.

Ndërkohë, ndërmjetësi Mathju Nimitz thotë se bisedime të suksesshme i quan vetëm ato kur një ditë do të vijë dhe të thotë se është arritur marrëveshje. (ze)

XS
SM
MD
LG