Lidhje

Hagë: Avokati i Haradinajt kërkon pafajësi për klientin e tij


Avokati mbrojtës i ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili akuzohet nga Gjykata e Hagës për krime lufte kundër civilëve serbë, kërkoi që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Në deklaratën përmbyllëse që bëri dje, avokati Ben Emmerson tha se prokurorët dështuan në përpjekjet për të sjellë prova që zoti Haradinaj ishte përgjegjës për vrasje dhe tortura në Kosovë.

Prokurorët e Hagës kanë ngritur 37 akuza ndaj zotit Haradinaj, duke përfshirë pjesmarrje në vrasjen, përndjekjen, përdhunimin dhe deportimin e serbëve në rajonet e Kosovës që ishin nën kontrollin e tij në vitin 1998.

Prokurorët kërkojnë dënime me 25 vjet burg për zotin Haradinaj dhe dy ndihmës të tij të afërt, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Avokatët e dy të pandehurve të tjerë do t’i bëjnë deklaratat përmbyllëse sot.//ii

XS
SM
MD
LG