Lidhje

Kërcënohet me vdekje Prokurori i Përgjithshëm i Serbisë


Prokurori i Përgjithshëm i Serbisë është kërcënuar me vdekje në një letër të dërguar nga një adresë në Shtetet e Bashkuara.

Vladimir Vukcevic është personi përgjegjës për ndjekjen dhe arrestimin e të dyshuarve për krime lufte në ish Jugosllavi gjatë luftrave të viteve 90-të. Një zëdhënës i zotit Vukcevic tha sot se letra e akuzon atë se ka tradhëtuar Serbinë. Zëdhënësi tha se letra kërcënuese ishte postuar nga zona e Chicago-s, ku banon një komunitet i madh serbësh.//lk

XS
SM
MD
LG