Lidhje

NATO fton Vladimir Putinin në takimin e Bukureshtit


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Skefer e ftoi presidentin rus Vladimir Putin të shkojë në Bukuresht, ku në muajin prill udhëheqësit e aleancës zhvillojnë takimin e tyre të nivelit të lartë.

Një zëdhënës i NATO-s tha se Sekretari i Përgjithshëm sugjeroi që udhëheqësit e Aleancës dhe zoti Putin të zhvillojnë një sesion të këshillit NATO-Rusi, që do të përkonte me takimin e Bukureshtit. Ai tha se udhëheqësit do të kenë mundësinë të sqarojnë disa çështje rreth të cilave nuk bien dakord.

Takimi i nivelit të lartë të NATO-s do të zhvillohet pak para se zoti Putin të largohet nga posti i presidenmtit në muajin maj, pasi ka shërbyer dy mandate, maksimumi i lejuar nga kushtetuta amerikane.

Po sot, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kritikoi NATO-n që vazhdon të shqyrtojë zgjerimin e saj. Ai e cilësoi këtë veprim të NATO-s si një kthim në periudhën e Luftës së Ftohtë, që nuk do të zgjidhë ndonjë çështje sigurimi. Rusia është shprehur me fjalë të ashpra kundër planeve të Ukrainës dhe Gjeorgjisë për të kërkuar anëtarësim në NATO.//lk

XS
SM
MD
LG