Lidhje

BE-ja shpreson të nënshkruajë një marrëveshje me Serbinë


Sllovenia, që mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian thotë se shpreson të nënshkruajë brenda disa ditësh një marrëveshje për lidhje më të ngushta me Serbinë.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dmitrij Rupel, tha se Evropa duhet ta ndihmojë Serbinë sa më shumë që të jetë e mundur, ndërkohë që ajo përpiqet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Zoti Rupel foli sot për këtë çështje në Vienë në një takim të OSBE-së.

Zoti Rupel i bëri këto komente ndërkohë që Evropa po përpiqet të zbutë tesionin diplomatik me Serbinë lidhur me çështjen e Kosovës.

Në Bruksel, Kryeministri, Hashim Thaçi tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës është çështje ditësh. Ai tha se tani mbeten për t’i përfunduar procedurat përkatëse.

Diplomatët perëndimorë shpresojnë që përfitimet nga anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do ta bëjnë atë të heqë dorë nga kundërshtimi për pavarësinë e Kosovës. (ze)

XS
SM
MD
LG