Lidhje

Palestinezët shkojnë në Egjipt për të dytën ditë radhazi


Palestinezët vazhdojnë të kalojnë kufirin për në Egjipt për të dytën ditë radhazi për të blerë ushqime, karburant dhe artikuj të tjerë shtëpiakë, që kanë munguar në Rripin e Gazës, që kur Izraeli vendosi bllokadën javën e kaluar.

Rojet kufitare egjiptiane patrulluan sot për të penguar palestinezët të shkojnë përtej tregjeve të zonave kufitare.

Zyra e kryeministrit izraelit Ehud Olmert paralajmëroi izraelitët që të mos vizitojnë Gadishullin e Sinait dhe të largohen prej andej për shkak të shqetësimeve se ekstremistë nga Gaza, që kalojnë kufirin për në Egjipt, mund të sulmojnë turistë izraelitë.

Një zëdhënës izraelit tha se Izraeli do të presë çdo lidhje me Gazën, tani që palestinezët po furnizohen në Egjipt. Ai tha se Izraeli pret që Egjipti ta zgjidhë problemin e krijuar. Egjipti e ka hedhur poshtë një ide të tillë.

Izraeli vendosi bllokadën në përgjigje të sulmeve palestineze me raketa në Izraelin jugor. (ze)

XS
SM
MD
LG