Lidhje

Zgjedhjet 2008: A do të kandidojë Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut?

  • Barbara Shotzau
  • Nju Jork

Ndërsa kandidatët demokratë dhe republikanë bëjnë fushatë në të gjithë vendin për të fituar emërimin e partive përkatëse, analistët politikë po ndjekin nga afër veprimet e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Blumbërg.

Njoftimet e fundit se Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Michael Bloomberg po analizon prirjet e votuesve në të 50 shtetet e Amerikës, ka shtuar zërat rreth synimeve të tij. Zoti Bloomberg tha se ai nuk do të kandidojë, por i zgjodhi me kujdes fjalët dhe asnjëherë nuk përjashtoi ndonjë mundësi. Komentet e tij në një takim të fundit me ekspertin e procesit të votimeve, Clay Mulford, i cili në vitin 1992 dhe 1996 drejtoi fushatën presidenciale të kandidatit të tretë, Ross Perot, shtoi edhe më shumë zërat.

“Ne folëm rreth situatës politike në vend. Ai i sheh problemet me syrin e një qytetari nga shteti i Taksasit, është një njeri që ka qenë përfshirë në politikë dhe faktikisht është e mahnitshme të dëgjosh pikëpamjet e tij”.

Kandidatët e një pale të tretë në Shetet e Bashkuara përballen me një garë të fortë ku dy partitë kryesore gjithmonë dominojnë në politikë. Megjithatë, disa vëzhgues besojnë se kapitali i madh dhe personeli i aftë i zotit Bloomberg mund t’i kapërcejnë pengesat. Andrew McRae është themeluesi i faqes së internetit “Bashkohuni per Maikun” që ka si qëllim të nxisë zotin Blumberg në garë si një kandidat për president.

“Ai është një organizator që e ka provuar veten, Ai ka një eksperiencë të shkëlqyer në qeveri dhe në sektorin privat. Ai është i paanshëm. Me të vërtetë ai arrin çdo gjë dhe përqëndrohet në rezultatet. Mendoj se politikat e tij tregojnë se ai është më tepër i interesuar për rregullimin e shkollave se sa për të fituar pikë për partinë”.

Zoti Bloomberg ka qenë për një kohë të gjatë demokrat, i cili ndërroi partitë me qëllim që në vitin 2001 të kandidonte për kryetar bashkie si republikan. Vitin e kaluar, ai e ndryshoi përsëri përkatësinë e tij partiake, këtë radhë si i pavarur. Shumë besojnë se vendi është gati për një kandidat të një pale të tretë, duke përfshirë dhe Frank McKay, drejtues i Partisë së Pavarusr në shtetin e New York-ut.

“Ky nuk është një vit si të tjerët. Kjo është hera e parë që nga viti 1952 që asnjë nga partitë kryesore është duke konkuruar me një kandidat për president ose zv. President që ka mbështetje. Kështu, është një fushë krejtësisht e hapur. Kryetari Bloomberg ka eksperiencë, është i besueshëm, ka mundësi financiare për të bërë një gjë të tillë dhe në të vërtetë zhvillon një garë presidenciale të sukseshme në qoftë se ai vendos të kandidojë”.

Zoti McKay tha se në qoftë se Kryetari pranon emërimin e Partisë së Pavarur, ai do të jetë i pavaruar dhe nuk do të jetë i lidhur me me partinë ose me interesa të veçanta. Emërimi nga Partia e Pavarur do t’i garantonte zotit Bloomberg që të merrte pjesë si kandidat në të 50 shtetet.

Në fjalime publike dhe komente jo zyrtare, zoti Bloomberg përqëndrohet gjithnjë e më shumë në problemet e pazgjidhura në Washington dhe çështje që kandidatët aktualë nuk janë duke i prekur.

Por ai me mjeshtëri ka shmangur diskutimet mbi disa probleme të tjera të diskutueshme, si lufta në Irak. Douglas Muzzio, profesor i marrëdhënieve me publikun në Kolegjin Baruch në New York, tha se në qoftë se zoti Bloomberg ka si qëllim që të bëjë një fushatë serioze për në Shtëpinë e Bardhë, ai duhet të ndryshojë.

Shumë analistë politikë thanë se vendimi i zotit Bloomberg do të përcaktohet nga fakti se cilët kandidatë do të kryesojnë pasi amerikanët të shkojnë në votimet paraprake në 12 shtete në 5 shkurt. Ata thanë se në qoftë se kandidatët që nuk favorizjonë biznesin ose emigracionin do të jenë në krye, atëherë shanset janë që zoti Bloomberg të përpiqet të hyjë në histrori.
XS
SM
MD
LG