Lidhje

Rusia dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin


Rusia dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje prej disa miliarda dollarësh që do ta bënte Serbinë një zonë të rëndësishme kalimi për furnizimet me energji nga Rusia.

Në bazë të paktit për energjinë, një gazsjellës i destinuar për në pjesën jugore të Evropës do të kalojë nëpër terirtorin e Serbisë dhe kompania ruse që ka monopolin e gazit do të marrë kontroolin e kompanisë shtetërore të naftës së Serbisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Moskë, ku ishin të pranishëm edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, zoti Putin u tha gazetarëve se Rusia është kundër pavarësisë së Kosovës. Zoti Tadiç tha nga ana e tij se Serbia ka mbrojtur vazhdimisht interesat e saj në Kosovë dhe respekton së tepërmi qendimin e Rusisë për çështjen e Kosovës.//lk

XS
SM
MD
LG