Lidhje

Një shpërthim në Liban shkakton 6 të vrarë


Zyrtarët libanezë thonë se nga një shpërthim me makinë bombë në lagjen e krishterë të kryqytetit, u vranë të paktën 6 persona, mes tyre edhe një zyrtar i lartë i sigurisë dhe truprojet e tij.

Zyrtarët thonë se Kapiteni Uissam Aid, i forcave të brendshme të sigurisë ishte marrë me çështje të lidhura me shpërthimet terroriste në Liban. Ai sapo ishte takuar me anëtarë të gjykatës së OKB-së që po heton lidhur me vrasjen në vitin 2005 të ish-kryeministrit Rafik Hariri.

Udhëheqësi i shumicës në parlamentin e Libanit, Saad al-Hariri akuzoi indirekt Sirinë për implikimin e saj në sulmin e fundit. Siria e ka mohuar përfshirjen në këto sulme. Shtëpia e Bardhë e dënoi shpërthimin dhe i premtoi mbështetjen e saj popullit libanez. Zëdhënësja, Cana Perino, nuk tha nëse është Siria ajo që fshihet pas shpërthimit.//lk

XS
SM
MD
LG