Lidhje

Stalone pranon se ka përdorur hormonin HGH për filmin Rambo


Ylli i Hollivudit Silvester Stalone ka pranuar se ka përdorur hormonin e quajtur HGH për të përmirësuar pamjen e tij fizike për filmin Rambo dhe nuk mendon se ka gabuar që e ka bërë këtë.

Në një intervistë me revistën amerikane “Time”, aktori 61 vjeçar thotë se hormoni HGH nuk është një steroid dhe se çdo njeri mbi moshën 40 vjeçare duhet ta përdorë atë, pasi sipas tij, ky hormon rrit sasinë e testosteronit dhe përmirëson cilësinë e jetës.

Filmi i fundit Rambo ku Stalone luan rolin kryesor dhe ishte vetë regjisor filloi të shfaqet në kinematë amerikane të premten. Disa sporte në Shtetet e Bashkuara janë nën një trysni të madhe për shkak të akuzave se shumë sportistë kanë përdorur steroide dhe hormonin HGH për të rritur aftësitë fizike ndonës shumë organizata profesionale sportive ndalojnë përdorimin e këtyre substancave.

Stalone ndërkohë thotë se kjo do të ndyshojë në të ardhmen dhe se pas 10 vjetësh substanca të tilla do të gjenden në farmaci edhe pa recetën e mjekut. //ii

XS
SM
MD
LG