Lidhje

Presidenti Putin thotë se është kategorikisht kundër pavarësisë së Kosovës


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se është kategorikisht kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Zoti Putin i tha sot homologut të tij serb Boris Tadic se një veprim i tillë do të kishte pasoja negative si për Ballkanin, ashtu edhe për botën. Ai tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës do të dëmtonte gjithashtu seriozisht sistemin e së drejtës ndërkombëtare.

Zoti Tadic u tha gazetarëve se Serbia i ka mbrojtur vazhdimisht interesat e saj në Kosovë dhe e respekton thellësisht qëndrimin e Rusisë për Kosovën.

Dy udhëheqësit folën pasi zyrtarët rusë dhe serbë nënshkruan një marrëveshje prej disa miliarda dollarësh për energjinë në Moskë. Kjo marrëveshje do ta bënte Serbinë një zonë të rëndësishme kalimi për furnizimet me energji nga Rusia.

Në bazë të paktit për energjinë, një gazsjellës i destinuar për në pjesën jugore të Evropës do të kalojë nëpër territorin e Serbisë dhe kompania ruse që ka monopolin e gazit do të marrë kontrollin e kompanisë shtetërore të naftës së Serbisë.//kk//

XS
SM
MD
LG