Lidhje

Rusi: Kasjanov, thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale


Ish kryeministri rus Mikail Kasjanov, kritik i njohur i Kremlinit, po u bën thirrje votuesve t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale të muajit mars. Thirrja e tij pason vendimin e komisionit qëndror që e ndalon atë të marrë pjesë në garën për zgjedhjet presidenciale.

Në një deklaratë në Moskë, zoti Kasjanov e cilëson si farsë raundin e dytë të zgjedhjeve të planifikuar për në muajin mars. Ai gjithashtu akuzoi presidentin Vladimir Putin i cili do të largohet nga posti, se ka urdhëruar presonalisht që emri i tij të hiqet nga lista e kandidatëve për president.

Komisioni qëndror i zgjedhjeve e përjashtoi zotin Kasjanov nga gara duke thënë se dhjetra mijëra nënshkrime të mbledhura prej tij për paraqitjen e kandidaturës ishin të falsifikuara. Anketat e opinionit kanë treguar se zoti Kasjanov nuk kishte ndonjë shans për të fituar ndaj kandidatit tjetër Dmitri Medvedev, i përzgjedhur nga presidenti Putin. //rd//

XS
SM
MD
LG