Lidhje

Niveli i aksioneve në tregjet financiare amerikane shënon rritje


Aksionet amerikane u rritën gjatë këmbimit të mesditës, pas rënies në mëngjes që pasuan humbjet e thella në Azi. Indekset kryesore të aksioneve në Nju Jork u rritën afro një përqind.

Më herët në Azi, bursa shënoi rënie mes katër dhe shtatë përqind nga frika se një ngadalësim ekonomik në Shtetet e Bashkuara do të dobësonte kërkesën për eksporte nga Azia.

Treguesit kryesorë evropianë në Londër, Paris dhe Frankfurt e përfunduan ditën e shkëmbimit me humbje. Analistët thonë se plani i presidentit Bush për kthimin e një pjese të parave nga taksat për të stimuluar ekonominë amerikane nuk ka arritur t’u japë përgjigje shqetësimeve të investitorëve se Shtetet e Bashkuara mund të kenë një rënie ekonomike, duke dobësuar kështu bizneset jashtë vendit të cilat mbështeten në ekonominë më të fuqishme botërore.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Tregëtisë njoftoi sot se blerjet e shtëpive të reja në Shtetet e Bashkuara kanë arritur në nivelin më të ulët që prej 12 vjetësh në muajin dhjetor.//lk

XS
SM
MD
LG