Lidhje

Arshi Pipa nderohet me titullin "Qytetar nderi" i Shkodrës

  • Pëllumb Sulo
  • Shkodër

Këshilli Bashkiak i Shkodres nderoi sot me titullin "Qytetar nderiI" profesor Arshi Pipën, duke vleresuar qëndresën e tij antikomuniste dhe kontributin në fushën e letërsisë, gjuhësise, filozofisë dhe publicistikës.

Profesor Pipa lindi në Shkodër në vitin 1920. Në 1946 ai u burgos nga regjimi komunist. Pas burgut ai u largua nga Shqipëria, për t'u vendosuir ne vitin 1958 SHBA , ku dha leksione në disa universiteti amerikane, si dhe vazhdoi veprimtarinë krijuese, atdhetare dhe antikomuniste. Ai vdiq në vitin 1997 në Uashington.

Para vdekjes, Profesor Pipa ia dhuroi biblioteken e familjes Muzeut Historik të Shkodrës, një bibliotekë kjo me 2500 objekte dhe shumë dorëshkrime. Gjithashtu, Arshi Pipa la amanet, që hiri i trupit të tij të sillej në atdhe dhe të shpërndahej në ujërat e detit Adriatik.//lk

XS
SM
MD
LG