Lidhje

Dështon marrëveshja e tregtisë mes BE-së dhe Serbisë


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian i ofruan Serbisë një marrëveshje të bashkëpunimit politik pas dështimit për të miratuar një marrëveshje të rëndësishme tregëtie dhe ndihme me vendin ballkanik.

Shumica e ministrave, të cilët u takuan në Bruksel, mbështetën nënshkrimin e marrëveshjes për Asocim dhe Stabilizim, me shpresën se do të rrisnin mundësitë e rizgjedhjes së presidentit reformist të Serbisë Boris Tadiç në raundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës, kundër ultranacionalistit Tomislav Nikoliç.

Por ata hoqën dorë pasi ministri i jashtëm holandez Maksim Ferhagen e bllokoi arritjen e një konsensusi. Ai këmbënguli që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me gjykatën e OKB-së për krime lufte në Hagë duke arrestuar dhe dorëzuar kriminelët kryesorë të luftës.

Ministri i jashtëm slloven Dimitri Rupel, vendi i të cilit mban presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, tha se marrëveshja e përkohshme mbi bashkëpunimin tregëtar dhe të vizave do t’i hapë dyert Serbisë për përparim drejt anëtarësimit në BE.//lk

XS
SM
MD
LG