Lidhje

Takimi Rajs - Basha


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolisa Rajs, u takua sot me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës pas takimit se Sekretarja Rajs përshëndeti përparimin e bërë nga Shqipëria drejt plotësimit të standardeve të anëtarësimit në aleancën e NATO-s, përfshirë përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

Zonja Rajs i bëri thirrje ministrit Basha të vazhdojë dialogun me vendet e tjera të NATO-s para takimit të nivelit të lartë të Bukureshtit.

Sekretarja e Shtetit po ashtu shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për rolin konstruktiv që ka luajtur Shqipëria në rajon.//iç//

XS
SM
MD
LG