Lidhje

FMN: Ekonomia globale do të ngadalsohet ndjeshëm në 2008


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se parashikon që ekonomia globale të ngadalsohet ndjeshëm këtë vit për shkak të problemeve në tregjet financiare si pasojë e krizës në sektorin amerikan të shtëpive.

FMN-ja e uli parashikimin e zhvillimit global për 2008 në 4,1 për qind nga 4,9 përqind që kishte parashikuar vitin e kaluar. Parashikimi i mëparshëm për 2008 ishte 4,4 për qind.

Analiza e re e FMN-së parashikon se zhvillimi i ekonomisë amerikane do të ngalsohet me 1,5 për qind në vitin 2008.

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara filloi sot një takim dy ditor, i cili, sipas shumë ekonomistëve, do të rezultojë në një ulje tjetër të përqindjes së interesave për të ndihmuar në nxitjen e ekonomisë dhe parandalimin e shitjeve në masë në tregjet globale të aksioneve.

Të martën e kaluar, Banka Qendrore, e njohur si Rezerva Federale, uli interesat në masën 0,75 duke arritur në 3,5 për qind. Një ulje tjetër prej 0,25 për qind pritet të njoftohet në përfundim të takimit nesër. //iç//

XS
SM
MD
LG