Lidhje

Berisha: Gati masat për të ndihmuar Kosovën në rast bllokade


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se qeveria e tij ka gati masat për të ndihmuar Kosovën në rast të ndonjë bllokade nga ana e Serbisë, sikundër është parlajmëruar nga qarqe të ndryshme në Beograd.

Deklarata e Kryemnistrit u bë mbrëmë gjatë diskutimeve në parlament ku u trajtua edhe çështja e Kosovës. “Shqipëria është e përgatitur t’i japë gjithë ndihmesën e vet, shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës, sikundër ftoj Beogradin, qeverinë e Serbisë, të mos ndërmarrin masa atavike dhe arkaike që nuk i shërbejnë klimës së bashkëpunimit në rajon. Shqipëria është e përgatitur me një seri masash për të kundërbalancuar çdo lloj embargoje apo bllokade që mund të imagjinohet nga mendje të nxituara në Beograd. Por natyrisht do të ishte një dëmtim i përpjekjeve të mëdha e të përbashkëta të vendeve të rajonit për bashkëpunim rajonal dhe më gjerë”, tha zoti Berisha.

Kryeministri Berisha, duke e cilësuar pavarësinë si aktin më madhor, u shpreh se Kosova, në ushtrim të pavarësisë, do të përballojë me sukses vështirësitë kalimtare. //ii

XS
SM
MD
LG