Lidhje

Itali: Napolitano merr mesazhe të kundërta për zgjidhjen e krizës


Presidenti italian Giorgio Napolitano dëgjoi pikpamje të kundërta nga udhëheqësit më të lartë politikë se si duhet vepruar pas dorëheqjes që dha kryeministri Romano Prodi.

Udhëheqësit e dy partive opozitare Liga Veriore dhe Aleanca Kombëtare, i bënë thirrje dje Presidentit të thërrasë zgjedhjet e parakohëshme. Ndërsa demokristianët dhe komunistët u shprehën për formimin e një qeverie të përkohëshme dhe për reformimin e sistemit zgjedhor të vendit.

Koalicioni i brishtë i qendrës së majtë i zotit Prodi u prish para një jave me tërheqjen e një partneri të vogël të këtij koalicioni. Kryeministri dha dorëheqjen të enjten pasi humbi votëbesimin në senat.

Pritet që sot zoti Napolitano t’u japë fund konsultimeve me udhëheqësit politikë para se të marrë një vendim. Ai do të takohet mes të tjerash me udhëheqësin e Partisë Demokratike, kryebashkiakun e Romës Valter Veltroni dhe me rivalin kryesor të zotit Prodi, ish kryeministrin Silvio Berlusconi.//ii

XS
SM
MD
LG