Lidhje

Xhon Eduards tërhiqet nga gara presidenciale


Kandidati demokrat presidencial dhe ish senatori i Karolinës së Veriut, Xhon Edwards, u tërhoq nga gara për president. Duke folur sot në Nju Orlins, zoti Edwards tha se ka ardhur koha që ai të mënjanohet nga gara. Ai tha se partia demokrate do të bëjë punën e vet për të qënë e fortë dhe e bashkuar e për të fituar përsëri Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ish senatori Edwards nuk fitoi në asnjë prej zgjedhjeve paraprake mes kandidatëve demokratë. Ai nuk la të kuptohet nëse do të mbështesë ndonjërin prej dy kandidatëve kryesorë demokratë, senatorin e shtetit Ilinio, Barak Obama, ose senatoren e Nju Jorkut, Hillëri Klinton.

Mes kandidatëve republikanë, senatori i Arizonës John McCain tha se fitorja dje në Florida i jep shtytje fushatës së tij në prag të zgjedhjeve paraprake të martën e ardhshme në më shumë se 20 shtete amerikane. Senatori McCain mundi ish guvernatorin e shtetit Massachusetts. Kjo fitore e bën zotin McCain kandidatin kryesor republikan.//rd//

XS
SM
MD
LG