Lidhje

Zyrtari slloven jep dorëheqjen për nxjerrje informacionesh


Një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtëme sllovene dha dorëheqjen pas botimit në shtypin e vendit të hollësive rreth bisedimeve të tij me zyrtarë amerikanë.

Ministri i jashtëm slloven, Dimitrij Rupel e pranoi dorëheqjen e zotit Mitja Drobnik, drejtor i çështjeve politike në këtë ministri dhe emëroi në vend të tij zotin Matjaz Sinkovec.

Drobnik dha dorëheqjen pasi e përditëshmja sllovene Dnevnik botoi javën e kaluar shënime nga takimet e tij me zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas gazetës, shënimet përfshinin sugjerime të zyrtarëve amerikanë për politikat e Sllovenisë, e cila mban kryesinë e radhës të Bashkimit Europian në gjysmën e parë të këtij viti.

Këtu përfshihej sugjerimi që Sllovenia të jetë ndër vendet e para që do të njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas agjencisë franceze të lajmeve, autoritetet sllovene kanë filluar hetimet rreth çështjes. //ii

XS
SM
MD
LG