Lidhje

Nikoliç viziton Rusinë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve serbe


Kandidati ultranacionalist serb për president Tomislav Nikoliç po viziton Rusinë vetëm pak ditë para zgjedhjeve të së dielës.

Zoti Nikoliç përballet me presidentin e tanishëm properëndimor Boris Tadiç në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet më 3 shkurt. Udhëheqësi i Partisë Radikale është për marrëdhënie më të ngushta me Rusinë.

Zoti Nikoliç u takua me Kryetarin e Këshillit të Federatës, Sergei Mironov dhe do të zhvillojë sot bisedime në parlament. Ai deklaroi më parë se nuk do të ishte kundër ngritjes së një baze ushtarake ruse në tokën serbe.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, zoti Nikoliç e përgëzoi Rusinë për qendrimin e saj të vendosur kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës kanë deklaruar se do të shpallin pavarësinë nga Serbia brenda pak ditësh. //ii

XS
SM
MD
LG