Lidhje

Nato-ja kërkon vazhdimin e reformave


Nato i ka bërë sot thirrje Shqipërisë që "procesi i reformave në vend të vazhdojë e të jetë i pakthyeshëm". Këto komente i bëri në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Schefer në përfundim të takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha i cili bëri një prezantim të ecurisë së përgatitjeve të vendit për t’u anëtarsuar në Aleancë perpara Keshillit te ambasadoreve. "Eshtë e rëndësishme që Shqipëria të përfundojë maratonën e saj, të mos flerë mbi dafina e të bëjë kilometrin e fundit që e ndan nga anëtarësimi’’, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Natos i cili nënvizoi se ende vendimi për këtë nuk është marrë.

Shqipëria, së bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë janë tre vendet ballkanike që shpresojnë të marrin një ftesë për anëtarësim në takimin e nivelit të lartë të Aleancës, prillin e ardhshëm, Kryeministri Sali Berisha është shprehur se vendi është i gatshëm për cdo sakrificë që të marrë ftesën duke shpjeguar se tashmë në vend ka një klimë të re bashkëpunimi për reformat dhe se ekziston mbështetja e plotë e opozitës në zbatimin e reformave kryesore, të cilat kanë si objektiv integrimin e Shqipërisë në NATO. //rd//

XS
SM
MD
LG