Lidhje

Kryeministri malazez kërkon dorëheqjen për arsye shëndetësore


Kryeministri i Malit të Zi Zheljko Sturanoviç tha se po jep dorëheqjen për shkak të përblemeve shëndetësore. Zoti Sturanoviç njoftoi vitin e kaluar se vuan nga kanceri në mushkëri.

Në një letër drejtuar kryetarit të parlamentit, zoti Sturanoviç thotë se mjekët i kanë rekomanduar të pakësojë ndjeshëm aktivitetet e tij të punës. Ai tha se situata e vendit kërkon një angazhim të plotë për postin që ai mban.

Njoftimet nga Podgorica bëjnë të ditur se dorëheqja mund të hapë rrugën për kthimin në pushtet të udhëheqësit Millo Gjukanoviç, i cili ka qënë për një kohë të gjatë në postet drejtuese të vendit.

Zoti Gjukanoviç ka shërbyer si kryeministër apo president i Malit të Zi për një periudhë 15 vjeçare duke filluar nga viti 1991. Ai drejtoi vendin drejt pavarësisë dy vjet më parë dhe më pas u largua nga politika por mbajti postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve.//lk

XS
SM
MD
LG