Lidhje

Presidenti serb dhe rivali i tij në zgjedhje debatojnë për të ardhmen e vendit


Presidenti serb Boris Tadic dhe rivali i tij për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën, diskutuan për të ardhmen e Serbisë në një debat televiziv.

Zoti Tadic tha se popullit serb i duhet të zgjedhë mes Bashkimit Evropian dhe izolimit.

Rivali i tij ultranacionalist Tomislav Nikolic tha se Serbia mund të ndjekë më shumë se një rrugë. Ai tha se përpara shtrihet rruga e hapur për marrëdhënie më të ngushta me Rusinë dhe një tjetër plot me pengesa drejt Bashkimit Evropian.

Të dy kandidatët thanë se nuk do ta njihnin kurrë pavarësinë e Kosovës.

Anketat e publikuara dje, tregojnë se Presidenti Tadic, udhëheqës i Partisë Demokratike gëzon një avantazh të lehtë ndaj zotit Nikolic, kandidat i Partisë Radikale Serbe. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, zoti Nikolic kishte një avantazh të lehtë. //kk//

XS
SM
MD
LG