Lidhje

Haga sfidon dënimin e një gjenerali serb të Bosnjes


Prokurorët në Gjykatën e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi apeluan dënimin me 33 vjet burg kundër një gjenerali serb të Bosnjes, i cili drejtoi bombardimin e Sarajevës.

Prokurorët e quajtën dënimin e Dragomir Millosheviçit si krejtësisht të pamjaftueshëm. Ata vunë në dukje se gjenerali kishte drejtuar një seri sulmesh të urryera kundër civilëve në Sarajevë, me të cilat ai synonte të shkaktonte vdekje dhe plagosje për të terrorizuar popullatën e qytetit. Sipas prokurorëve, dënimi nuk pasqyronte fajësinë e të pandehurit prandaj ata kërkuan burgim të përjetshëm.

Forcat serbe e bombarduan kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës nga kodrat përreth për 44 muaj me radhë, duke vrarë mbi 10 mijë njerëz të bllokuar në qytet. Dragomir Millosheviç, i cili nuk ka lidhje fisnore me ish presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviç, u dorëzua në Gjykatën e Hagës në vitin 2004. //rd//

XS
SM
MD
LG