Lidhje

Kandidatët kryesorë demokratë  Klinton dhe Obama zbusin tonin e debatit


Dy kandidatët kryesorë Demokratë për president shkëmbyen mbrëmë pikëpamje për kujdesin shëndetësor, luftën në Irak, ekonominë dhe çështje të tjera në një debat në Kaliforni.

Senatori i Ilinoit Barack Obama dhe senatorja e Nju Jorkut Hillary Clinton hoqën dorë këtë radhë nga toni i ashpër që kishte karakterizuar debatet e mëparshme.

Ata të dy kritikuan kandidatin republikan John McCain për mbështetjen e tij për luftës në Irak dhe për uljet e taksave të ndërmarra nga Presidenti Bush.

Senatorët Obama dhe Clinton paraqitën pikëpamje të ndryshme për politikën ndaj kujdesit shëndetësor, megjithëse të dy kandidatët thanë se duan sigurime shëndetësore për gjithë amerikanët, me një kosto të arsyeshme.

Po dje, paradite guvernatori i Kalifornisë Arnold Scharzenegger, një figurë popullore në Partinë Republikane, shprehu mbështetjen për John McCain si kandidat për President, duke e vlerësuar si një udhëheqës të jashtëzakonshëm që mund të punojë me rivalët politikë. //kk//

XS
SM
MD
LG