Lidhje

Rusia thotë sistemi raketor i SHBA ka për qëllim zbulimin e arsenalit bërthamor rus


Një zyrtar rus tha se Moska beson që Shtetet e Bashkuara do ta përdorin sistemin e mbrojtjes nga raketat si mjet zbulimi ndaj arsenalit bërthamor rus.

Zëvendës ministri i jashtëm rus, Sergei Kisliak, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se e vetmja arsye për vendosjen e këtij sistemi është për të vëzhguar sistemet ruse të parandalimit.

Dje, ministri i jashtëm i Polonisë tha se kishte arritur një marrëveshje në parim me Shtetet e Bashkuara për dislokimin e planifikuar të sistemit amerikan të mbrojtjes nga raketat në vendin e tij.

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të dislokojnë 10 raketa interceptuese në Poloni, dhe një radar në republikën Çeke, për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa që mund të vijnë nga shtete të tilla si Irani.

Rusia e kundërshton me forcë sistemin amerikan të mbrojtjes nga raketat, për të cilin presidenti rus Vladimir Putin thotë se do të destabilizojë Evropën qendrore dhe lindore. //IB

XS
SM
MD
LG