Lidhje

Rihanna stilon bluzë për ndërgjegjësim ndaj Sidës


Ashtu sikurse shumë yje të Hollivudit, edhe këngëtarja amerikane Rihanna, e cila po shfaq edhe prirje si stiliste, është angazhuar në veprimtari bamirësie, duke dizenjuar një bluzë, me reklama për luftën kundër SIDË-s.

Bluzat do të shiten në dyqanet e kompanisë H&M dhe një përqindje e fitimeve nga shitja e tyre do t'u shkojë organizatave që merren me luftën kundër SIDË-s. Këngëtarja, kandidate për çmimin Grammy, thotë se e ndjenë për detyrë të dhurojë diçka për rininë. Dua që ta përdor ndikimin tim si këngëtare tek të rinjtë, në mënyrë pozitive, shprehet Rihanna. //rd//

XS
SM
MD
LG