Lidhje

Java e modës në Nju Jork


Në New York filloi dje java e modës, një aktivitet që zhvillohet dy herë në vit, këtë herë në Parkun Bryant të qytetit.

Stilistët kanë ngritur tendat e tyre të bardha në park, ku do të ekspozohen për 8 ditë me radhë mbi 100 koleksione me rrobat e vjeshtës, për klientët, botuesit e revistave të modës dhe stilistët.

Mes stilistëve më të njohur që kanë paraqitur koleksionet e tyre dhe që tashmë janë bërë standart për stilin amerikan, janë Ralph Lauren, Donna Karan dhe Calvin Klein, të cilët me modelet e tyre të reja do t'u japin drejtimin e modës më të fundit klientëve për muajt e ardhshëm, kur pritet të ketë një rënie të ndjeshme, të blerjeve, për shkak të vështirësive ekonomike.

Sfilata e Nju Jorkut është ndër kryesoret e industrisë së modës, krahas me ato të Parisit dhe Milanos.//rd//

XS
SM
MD
LG