Lidhje

Presidenti francez Sarkozi martohet me modelen Karla Bruni


Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi u martua me të dashurën e tij, këngëtaren dhe modelen Karla Bruni. Sipas njoftimeve, ceremonia u zhvillua sot në mëngjes në Pallatin Elize me pjesmarrjen e miqve të ngushtë dhe të rrethit familjar.

Nusja ishte veshur me fustan të bardhë. Dëshmitarë të kësaj lidhjeje martesore ishin Nikola Bazire – aleat i ngushtë politik i zotit Sarkozi dhe Matildë Agostineli, drejtore e marrëdhënieve me publikun për firmën Prada.

Zoti Sarkozi u divorcua nga gruaja e tij e dytë, Sesila në muajin tetor dhe filloi të shoqërohej me Karla Brunin në nëntor. Marrëdhënia e tyre mori publicitet të madh në media. Anketat tregojnë se shumë francezë janë shprehur kundër natyrës publike të kësaj marrëdhënieje mes tyre.

Është hera e parë në histori që një president i Francës martohet në kohën që është në post.//IB

XS
SM
MD
LG