Lidhje

Ministri Basha në Prishtinë: Jo trysni mbi Kosovën e pavarur


Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Lulzim Basha, tha sonte në Prishtinë se çdo mbivlerësim i mundësive të palëve të ndryshme për të vënë në trysni shtetin e ri të Kosovës është i gabuar.

Ai i bëri këto komente në fillim të vizitës së tij njëditëshe në Kosovës. Arritja e tij në Prishtinë pason vizitën e ministrit Basha në Shtetet e Bashkuara ku ai u takua edhe me sekretaren amerikane të shtetit Condoleeza Rice me të cilën bisedoi edhe për çështjen e statusit politik të Kosovës.

Ministri Basha i cili filloi pasdite një seri takimesh me udhëheqësit më të lartë ndërkombëtarë dhe vendas në Prishtinë, tha se Kosova ndodhet në prag të pavarësisë së saj dhe theksi i debatit është zhvendosur drejt sfidave me të cilat do të ndeshet jo vetëm Kosova por tërë rajoni në situatën e re gjeopolitike pas pavarësisë së saj e që janë sfidat e integrimit euro atlantik të Kosovës.

Duke komentuar paralajmërimet e Beogradit se do të marrë masa kundër pavarësisë së Kosovës, ministri Basha tha se Shqipëria ka një plan të qartë masash të posaçme në rast të gjendjes së posaçme, duke filluar nga çështjet që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë e deri tek mbështetja në sektorët strategjik. //ii

XS
SM
MD
LG